Milan, Berlusconi: Të hapim një cikël të ri!

22/07/2014 00:00

Silvio Berlusconi është rikthyer të flasë për Milanin në një intervistë të dhënë për të përjavshmen italiane ‘Oggi’ dhe duket se objektivat për të ardhmen i ka shumë të qarta.

“Jemi ende klubi më i titulluar në botë dhe duhet të kthehemi të fitojmë. Duhet të hapim një cikël të ri dhe të vlerësojmë të rinjtë e talentuar që kemi në skuadrat zinxhir”, u shpreh presidenti i kuqezinjve.

Edhe trajneri Filippo Inzaghi deklaroi se presidenti vazhdon ta ketë shumë për zemër Milanin, pavarësisht se kjo gjë nuk duket nga merkatoja që po bën klubi 7 herë fitues i Ligës së Kampioneve.

“Presidenti e ka për zemër Milanin dhe ka entuziazëm. Për merkaton flet Galliani, por të gjithë e dimë që na mungon ende diçka për të qenë në nivelin e Juventusit, Romës dhe Napolit”, theksoi Inzaghi.

Top Channel