Schalke 04 stërvitet me trungje pemësh

22/07/2014 00:00

Schalke 04 ka nisur fazën përgatitore në kuadër të sezonit të ri të Bundesligës, ku do të mundohet të përmirësojë vendin e tretë që arriti kampionatin e kaluar.

Por, kur jemi në vitin 2014 dhe metodat e stërvitjes janë zhvilluar shumë, habit mënyra primitive e stërvitjes së lojtarëve të klubit gjerman.

Trajneri Jens Keller ka vendosur që të gjithë futbollistët të bëjnë ushtrime gjatë këtyre ditëve duke mbajtur në duar TRUNGJE PEMËSH.

Top Channel