Kavajë, vritet një 27-vjeçar

22/07/2014 00:00

Një 27-vjeçar ka mbetur i vrarë mbrëmjen e së martës në qytetin e Kavajës. Viktima është Andi Peqini, banues në këtë qytet.

Burime nga policia bëjnë të ditur se 27-vjeçari kishte ndaluar me automjetin e tij në një karburant, ku dyshohet se pas një debati, ndaj tij është qëlluar disa herë me pistoletë dhe i riu gjeti  vdekjen e menjëhershme.

Policia nisi me mbledhjen e dëshmive për të zbardhjen e plotë të rrethanave të vrasjes dhe identifikimin e autorëve që qëlluan mbi 27-vjeçarin.

Top Channel