Shpërthim i fuqishëm në Bagdad, viktima

23/07/2014 00:00

Një shpërthim vetëvrasës në Bagdad ka lënë të vdekur të paktën 22 persona, ndërsa me dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Një makinë e mbushur me eksploziv u hodh në erë pranë një postblloku të policisë. Shumë prej viktimave ishin duke shkuar në një vend të shenjtë shiit. Deri tani asnjë prej grupeve terroriste nuk e kanë marrë përgjegjësitë e sulmit.

Iraku po kalon një situatë tejet të vështirë. Qeveria është duke u ndeshur intensivisht me militantët islamikë të shtetit islamik në Irak dhe Levant, të cilët aktualisht kanë nën kontroll disa qytete në veriperëndim të vendin. Militantët e ISIS së fundi janë kthyer në shqetësim jo vetëm për Irakun, por edhe për rajonin.

Top Channel