Jessica Alba: E urrej palestrën, është e mërzitshme

23/07/2014 00:00

Jo çdo yll Hollywood-i i shijon maksimalisht orët e gjata dhe djersitjen në palestër, për të mbajtur trupin në formë. Aktorja Alba thotë se e urren faktin, që duhet të ushtrohet fizikisht për të mbajtur trupin në formë.

33-vjeçarja është zgjedhur kopertina e muajit Gusht, e revistës “Self”, dhe gjatë intervistës bëri edhe deklaratën “surprizë”. “E urrej palestrën, është shumë e mërzitshme. Ushtrohem në palestër, kur ma kërkon profesioni. Por, që prej moshës 17 deri 27 vjeç, në të gjitha filmat që kam luajtur, aspekti fizik ishte shumë i rëndësishëm dhe jam ushtruar gjatë gjithë kohës”, thotë Jessica Alba.

“Pasi linda Honor-in, vajzën time të parë, unë bëja ushtrime fizike për t’u rikthyer në formë. Më pas i thashë stop. Kam të njëjtën filozofi për t’u ushqyer, si për veten, ashtu edhe për vajzat e mia. Ne konsumojmë shumë fruta të freskëta, perime dhe, mundësisht, asgjë të konservuar”, thotë aktorja Alba.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel