Në rrethin e Kukësit, komunat e zonës së Gorës kërkojnë të bashkohen dhe të krijojnë një bashki të tyren.
Këtë propozim, kryetari i komunës së Shishtavecit, Dilejman Nela, e mbështet në faktet historike dhe gjeografike të zonës. “Zona e Gorës asnjëherë nuk ka qenë pjesë e Kukësit dhe Krahinës së Lumës”, thotë kreu i komunës Shishtavec.
“Kjo ndarje territoriale duhet të marrë parasysh faktet historike. Kemi qenë gjithmonë komuna administrative nga Kukësi. Kemi një gjuhë sllave, kemi statusin e një pakice etnike kulturore”, thotë Nela.
Komuniteti i zonës së Gorës banohet nga një komunitet që përbëhet nga 5% e pakicave etniko-kulturore gorane dhe ka statusin e pakicës etniko-kulturore, por që ende nuk e ka statusin e minoriteteve.
Top Channel