Izraeli dhe Palestina nuk janë armiq

23/07/2014 00:00

Fushata, e cila ka pushtuar rrjetet sociale, “Izraelitët dhe arabët nuk duan të jenë armiq” është bërë shumë e përhapur, duke u shoqëruar nga një foto simbol, ku një vajzë libaneze, Sulome, puth të dashurin e saj hebre me pankartën në dorë.

Sulome është vajza e Terry Anderson, ish-shefi për Lindjen e Mesme i agjencisë së lajmeve “Associated Press”. Sulome shkruan në “Twitter”:

“Unë e thërras habibi (dashuri) dhe ai më thërret neshama (shpirt). Jam e njohur me këtë konflikt, që u imponohet njerëzve të thjeshtë. Për këtë arsye, mesazhi ynë do të mbërrijë më i fortë se kurrë”, shkruan Sulome.

Fushta sensibilizuese ka pushtuar rrjetet sociale dhe kudo shihen bashkë të pozojnë me pankarta në duar, hebrenj dhe palestinezë. “Ne nuk jemi armiq, thuajini ‘stop’ luftimeve në Gaza”.

Ideja për një fushatë virtuale, për të ndalur dhunën në Lindjen e Mesme, ka ardhur nga Abraham Gutman (izraelit) dhe Dania Darwish (siriane), dy studentë të “Hunter College” në New York.

Në ditët e para të konfliktit, ata krijuan një faqe në “Facebook”, që filloi të bëhej shumë popullore, por tashmë nga e gjithë bota po mbërrijnë dëshmi, që përkrahin mesazhin për vendosjen e paqes dhe gjetjen e shpresës.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel