Lady Gaga tregon “gabimisht” gjoksin në Instagram

23/07/2014 00:00

Këngëtarja Lady Gaga vazhdon të bëjë të flitet për të. Polemika e fundit në të cilën është përfshirë 27-vjeçarja ka ardhur pas postimit të një fotoje në profilin e saj në Instagram.

Gaga ndau me ndjekësit e saj një “selfie” ku dukej qartë gjoksi i djathtë dhe menjëherë, shumë prej 4 milionë ndjekësve të saj i vunë në dukje nëpër komente “gabimin” që kishte bërë.

Duke pasur frikë se Instagrami mund t’ia mbyllte profilin, këngëtarja e fshiu menjëherë foton e “nxehtë”.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel