Tabaku: Strazburgu rrëzoi qeverinë

23/07/2014 00:00

Gjykata Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut nuk e ka pranuar kërkesën e qeverisë shqiptare për të shtyrë me një vit afatin e pagesës së shtetasve që kanë fituar gjyqin për çështjen e pronave.

Në një deklaratë për shtyp, deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku e cilësoi këtë si një dështim të 300 ditëve të para të qeverisë.

“Deklarata që bëri kryeministri më 7 qershor, për një fitore të madhe dhe historike të qeverisë, nuk qëndron. E vërteta është se Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut nuk i ka dhënë, jo një vit, por asnjë ditë kohë qeverisë për zgjidhjen e çështjes së pronave. Gjykata europiane e te Drejtave te Njeriut pasi shqyrtoi plan-veprimin e pronave të paraqitur nga qeveria, vendosi jo vetëm të mos merrte në konsideratë kërkesën për shtyrjen 1-vjeçare, por madje shprehu shqetësimin e saj se gjatë viti të fundit nuk është bërë përpjekja më e vogël në lidhje me zbatimin e vendimit pilot, të Rezolutës së Ndërmjetme të qershorit 2013. Kjo do të thotë që qeveria ka dështuar të bindë gjykatën me plan-veprimin”, deklaroi Tabaku.

Top Channel