Pushime me Caran dhe Selenan

23/07/2014 00:00

Cara Delevingne ishte e ftuara speciale në ditëlindjen e 22-të të Selena Gomez. Këngëtarja dhe modelja e njohur jo vetëm për parakalimet në pasarelë, por edhe për jetën e saj personale u fotografuan në të njëjtin jaht në brigjet franceze.

Atyre iu ishte bashkuar edhe biznesmeni italian, Tommy Chiara me të cilin përflitet se Selena ka nisur një romancë të re duke hedhur pas krahëve atë me Justin Bieber.

Në fotot e shkrepura Cara dhe Selena shihen teksa heqin kripën pas një zhytjeje në det, ndërsa Tommy kujdeset që t’u sigurojë peshqirin.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel