Si të zgjidhim dehidratimin e flokut?

23/07/2014 00:00

Flokë të gjatë apo të shkurtër, të drejtë apo  me kaçurela shqetësimi më i zakonshëm gjatë këtyre muajve të nxehtë është dehidratimi.

Flokë të thatë e shpesh të ashpër. Arsyet mund të jenë të shumta stresi, mënyra e të ushqyerit dhe vecanërisht temperaturat e larta ndikojnë në humbjen e elasticitetit, butësisë dhe shkelqimit.

Por mjafton pak për të patur flokë të shëndetshëm. Aplikimi i maskave në kushtet e shtëpisë me produkte të ushqyeshme apo në sallonet e bukurisë nën kujdes profesional jep gjithmonë rezultat.

Hidratimi është i domosdoshëm për çdo lloj floku. Këshillohet që përpara se të niseni me pushime të mos i lyeni apo t’i prisni flokët pa bërë hidratimin e duhur.

Top Channel