Pushime në Capri dhe Amalfi për Messi-n

24/07/2014 00:00

Kapiteni i Argjentinës dhe lojtari më i mirë i ‘Brazil 2014’, Lionel Messi ka zgjedhur Italinë për të kaluar ditët e mbetura deri në grumbullimin me Barcelonën për fazën përgatitore për sezonin e ri.

26-vjeçari mbërriti në aeroportin e Salernos me një avion privat, më pas është akomoduar në një hotel në bregdetin e Amalfi-t, ndërsa disa ditë pushimi ‘pleshti’ do t’i kalojë edhe në ishulli e Capri-t.

Mediat italiane transmetojnë se një yacht rreth 60 metra i gjatë do të jetë në dispozicion të 4 herë fituesit të “Topit të Artë”.

Top Channel