Protestë kundër HEC-it në Valikardhës

24/07/2014 00:00

Një grup banorësh të Komunës së Zerqanit në Bulqizë protestuan sërish kundër ndërtimit të hidrocentralit të Valikardhës në këtë zonë. Ata janë të shqetësuar për marrjen e ujit të Liqenit të Zi nga ky hidrocentral, liqen që siguron vaditjen e tokave të tyre.

Sipas banorëve, në muajin Mars, Ministria e Energjitikës lëshoi një urdhër për pezullimin e punimeve nga firma ndërtuese, deri në verifikimin e pretendimeve të banorëve protestues të këtyre katër fshatrave.

Ky pezullim i punës nga ana e firmës, çoi edhe në ndërprerjen e protestave nga ana e banorëve. Por, banorët kanë vërejtur se para një java kompania ndërtuese ka rinisur punën në hapjen e kanalit për vendosjen e tubave për devijimin e ujit të Liqenit të Zi, me të cilin do vihet në punë HEC-i, pasi sipas firmës ata kanë marrë dokumentacionin për rifillimin e punimeve.

Top Channel