Sarkozy shëtit me Vespa gjatë pushimeve

24/07/2014 00:00

Ish-presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, po shijon pushimet në jug të vendit, me bashkëshorten Carla Bruni dhe vajzën Gulia. Sarkozy është fotografuar me një motorr Vespa dhe Carla-n si pasagjere, duke shëtitur pa kaskë.

Kjo është kopertina e numrit të fundit të të përjavshmes “Paris Match”, me titullin “Dy të dashuruar me pushime”. Ish-presidenti po kalon pushimet në plazhet  e mrekullueshme të jugut të vendit.

Në fotot e shkrepura nga revista “Paris Match”, duket se çifti po i shijon maksimalisht këto ditë, duke harruar problemet me drejtësinë për Nicolas Sarkozy.

Top Channel