Torta speciale për Christina Aguilera-n në prag të lindjes

24/07/2014 00:00

Christina Aguilera është në pritje të fëmijës së dytë dhe ky është një moment shumë i rëndësishëm në jetën e saj. Gjatë baby-shower (festa amerikane dedikuar mamave të ardhshme) një tortë speciale u shfaq për këngëtaren, Aguilera.

Torta “realiste” është vlerësuar shumë nga artistja që në fotot e publikuara duket e buzëqeshur dhe shumë e lumtur për ëmbëlsirën e krijuar posaçërisht për të. Dekorimi i tortës është shumë pikant një grua në momentet që sjell në jetë një fëmijë.  Ajo dhe partneri i saj Matthew Rutler janë në pritje të një vajze. Bëhet fjalë për fëmijën e parë të çiftit ndërsa Aguilera është nënë edhe e një djali 6 vjeçar (Max Liron), fryt i martesës me producentin muzikor, Jordan Bratman.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel