Resorti i harruar i Pablo Escobar

24/07/2014 00:00

Në kulmin e aktivitetit të tij kriminal, Pablo Escobar ishte në vështirësi të gjetjes së ambienteve për të strehuar shumat marramendëse të parave që fitonte nga shitja e kokainës.

E produkt i këtij aktiviteti është edhe një vilë e ndërtuar prej tij në ishujt kolumbianë të Rosarios. Me nisjen e telasheve me drejtësinë, nisi edhe braktisja e kësaj vile, që dikur ishte kryeqendra e mbledhjeve të kartelit të drogës Medellin.

Koha ka bërë të sajën dhe sot resorti dikur super luksoz i lënë në harresë është shndërruar në një vend ku kullosin derrat.

Mure që u ka rënë suvaja, pishina pa ujë e të mbytura nga papastërtia, dritare të thyera e bar e palma ku nuk është vënë dora e njeriut. Këto janë pamjet që ofrohen sot nga vila që dikur ishte njëra nga strehat e shenjta të Escobar e ku e kishin të vështirë të afroheshin edhe autoritetet, e jo më njerëzit e thjeshtë.

Top Channel