Selena fiton betejën për vëmendje

24/07/2014 00:00

Nuk është më ajo vajza e vogël dhe e përkëdhelur e muzikës pop. Të martën Selena Gomez festoi 22-vjetorin e lindjes së saj në shoqërinë e Cara Delevingne, mikesha më e re e këngëtares.

E po në shoqërinë e saj këngëtarja e re zbarkoi në Saint Tropez në Francë në mbrëmjen e bamirësisë së organizuar nga fondacioni i Leonardo Di Caprio-s. Selena tërhoqi vështrimin e të ftuarve me veshjet e saj, fillimisht një fustan të hapur ngjyrë kafe e më pas një tjetër ngjyrë të zezë.

Një ditë më parë, këngëtarja u fotografua “më afër se duhet” me miliarderin italian Tommy Chiara.  

FOTO GALERI
1/10

Top Channel