Lydra Tapija, një stomatologe e suksesshme shqiptare në Nju Jork

24/07/2014 00:00

Suksesi në jetë nuk i ka munguar thuajse kurrë. Një femër e zonja, një mama dhe bashkëshorte ideale, por, mbi të gjitha, një profesioniste shumë e mirë.

Lydra Tapija, stomatologia e mirënjohur në komunitetin shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është një prej 150 shqiptarëve të suksesshëm, që jetojnë dhe punojnë atje. Emri dhe meritat profesionale të saj janë prej disa muajsh pjesë e albumit aq të veçantë: “Shqiptaro-amerikanët, histori suksesi”.

E diplomuar dhe e specializuar në kirurgjinë dentare, Lydra ka klinikën e saj në shtetin e Nju Jorkut, që nga viti 2009, plot 9 vite pasi emigroi drejt SHBA-ve me bashkëshortin dhe të birin. Për të arritur deri këtu, i është dashur shumë studim dhe këmbëngulje, por sakrifica i është shpërblyer.

Tashmë, ajo korr frytet e aftësisë së saj. Kartolinat e falenderimit nga pacientët janë vetëm disa copëza, që merr në këmbim të punës cilësore që bën. Lydra Tapija është një histori e vërtetë suksesi.

La nazione: Marsida Koni, një gjeni i mirëfilltë i pianos!
Medalja e qytetit të Perugias “Grifo d’Argento” për elbasanasen

Antoneta Hajmeli, “mbretëresha” e kampionatit botëror të picës në Itali

Top Channel