Skuadrat shqiptare braktisin Europën

24/07/2014 00:00

Pas humbjes 2-0 në Rumani, Flamurtari ka zhgënjyer edhe në Vlorë pasi u mund me rezultatin 1-3 nga Petrolul Ploiesti.

Edhe pse vlonjatët kaluan të parët në avantazh në minutën ne 37 me Nijas Lenan, gëzimi i tyre zgjati vetëm 2 minuta pasi më minutën e 39, rumunët barazuan me anë të Teixeiras.

Edhe pjesa e dytë ishte pa shkëlqim për Flamurtarin, ku edhe pse pati disa raste, nuk arriti të finalizojë. Do të duhet të vinin minutat e fundit të ndeshjes, ashtu si dhe në ndeshjen e parë që Flamurtari të dorëzohej pa kushte.

Në minutën e 84, De Lucas kalon në avantazh ekipin rumunët, ndërsa në minutën e fundit Priso shënon golin e 3, duke mbyllur në këtë mënyrë dhe ëndrrën europiane për Flamurtarin.

Edhe skuadra e Laçit është mundur në ndeshjen e dytë përballë ukrainasve te Zorya Lugansk-it me rezultatin 2-1, duke u eliminuar nga Europa League pas rezultatit të përgjithshëm 5-1.

Top Channel