Kritika ndaj një ‘selfie’ në Aushvic

25/07/2014 00:00

Një adoleshente, e cila realizoi një ‘selfie’ me një fytyrë të qeshur në kampin famëkeq të vdekjes në Aushvic është përballur me kritika të forta, pasi e publikoi foton e saj në rrjetet sociale.

Breanna Mitchell nga Alabama e kishte shkrepur ‘selfie’-n në kampin e përqendrimit më 20 qershor, rreth një muaj më vonë ajo e postoi atë në rrjetet sociale.

Fotografia është shpërndarë më shumë se 3 mijë herë, duke u shoqëruar me qindra mesazhe në formë kritike. Ky rast nxjerr në pah debatin për realizimin e fotove në vende me histori të hidhur, si në Aushvic apo edhe në Muzeut Memorial Kombëtar në SHBA, në vendin ku më parë qëndronin dy Kullat Binjake, i cili u ngrit në shenjë kujtimi për viktimat e sulmit terrorist të 11 shtatorit të 2001.

Por pavarësisht kritikave, adoleshentja ka reaguar, duke thënë se nuk sheh asgjë të papërshtatshme dhe nuk është penduar për publikimin e fotos së saj.
 

FOTO GALERI
1/1

Top Channel