Mandzukic: Nuk jam Diego Costa

25/07/2014 00:00

Pas largimit të Diego Costa-s për te Chelsea, Atletico Madrid arriti të sigurojë menjëherë shërbimet e kroatit Mario Mandzukic, duke e transferuar atë nga Bayern Munchen për 15 milionë euro.

28-vjeçari është parë si një zëvendësues i denjë i sulmuesit që mbajti në nivele të larta sulmin e Atletico-s gjatë sezonit të kaluar, por ai është shprehur se do të sjellë një stil të ndryshëm loje krahasuar me atë të Costa-s.

Gjatë sezonit të kaluar Diego Costa arriti të shënonte plot 36 gola, 27 nga të cilët në La Liga.

Por ish-sulmuesi i Bayern-it nuk ka pranuar të krahasohet me lojtarin me origjinë braziliane. “Diego Costa është Diego Costa, ndërsa unë jam Mario Mandzukic”, tha kroati.
 
Mandzukic është shprehur i lumtur që do të luaj për Atletico-n gjatë këtij sezoni dhe sidomos që do të jetën nën urdhrat e argjentinasit Simeone, duke thënë se ‘El Cholo’ dhe ai kanë mjaft të përbashkëta.

“Jam i kënaqur që Simeone do të jetë trajneri im. Unë e njoh të kaluarën e tij si futbollist, ai ka qenë një lojtar i madh. Edhe tani po tregon se është një trajner i madh”, shtoi sulmuesi më i ri i kampionëve në fuqi të La Liga-s.

Top Channel