Milani e nis me humbje në SHBA

25/07/2014 00:00

Milani, i drejtuar nga Inzaghi, e ka nisur me humbje turneun veror “Guinness International Champions Cup”. Grekët e Olimpiakosit arritën të fitonin me rezultatin 3-0.

Inzaghi e nisi ndeshjen me këtë formacion Gabriel, Rami, Albertazzi, Bonera, Zaccardo, Poli, Cristante, Niang, Saponara, El Shaaraëy dhe Pazzini.

Pavarësisht dëshirës dhe grintës së treguar nga kuqezinjtë, lojtarë grek ishin më të saktë në organizimin e lojës së tyre. Që në minutën e 16 ata arritën të kalonin në avantazh me anë të Dominguez. Menjëherë pas këtij goli lojtarët grekë u tërhoqën, duke tentuar të arrinin te goli i dytë me anë të kundërsulmit, ndërsa Milani, pavarësisht kontrollit të topit, dukej i pafuqishëm të krijonte raste të rrezikshme për shënim.

Edhe pjesa e dytë po ashtu si e para nisi me një tjetër gol nga Olimiakos, duke dyfishuar shifrat me anë të Diamantakos.

Trajneri Inzaghi bëri zëvendësimin e parë vetëm në minutën e 70 duke hedhur në fushën e lojës lojtarin e  ardhur nga PSG, Alex. Edhe pse Milani do të shtonte presionin duke kërkuar golin e parë në këtë takim, madje realizoi edhe një traversë me anë të Saponara-s, do të ishin sërish grekët që do të shënonin me Bouchalakis, i cili lëshoi një goditje të fortë nga rreth 30 metra duke shtangur portierin Agazzi, një tjetër lojtar i ardhur gjatë merkatos së verës.

Në datë 3 Gusht Milani do të luaj ndaj Liverpool, ndeshje e vlefshme për “Guinness International Champions Cup”.

Top Channel