“Shpejt” mësojmë që s’jemi vetëm

25/07/2014 00:00

Shkencëtarët e NASA-s shprehen të sigurtë se në 100 milion sistemet diellore që ndodhen në Rrugën e Qumështit ekzistojnë forma të jetës aliene.

Pavarësisht këtij besimi të agjencisë amerikane të hapësirës, deri më tani përpjekjet e njerëzimit për t’u shkëputur nga vetmia e madhe në univers e për t’u vënë në dijeni të një forme tjetër jete kanë dështuar.

Por me hapat e zhvillimit të teknologjisë në dekadat e fundit, NASA beson se brenda 20 viteve njeriu do të vërtetojë se nuk ndodhet i vetëm.

Agjencia hapësinore amerikane nga Uashingtoni paraqiti një plan për kërkimin e jetës aliane duke përdorur teknologjinë më të avancuar në shërbim të një teleskopi, lëshimi i të cilit në hapësirë është parashikuar për në vitin 2017.

Teleskopi i Mbikqyrjes Ekzoplanetare është fjala e fundit e teknologjisë në këtë fushë. Projekti ka kushtuar disa miliarda dollarë dhe synon që në 20 vitet e ardhshme të faktojë ekzistencën e jetës aliane.

Top Channel