Traileri i filmit “50 shades of Grey”

25/07/2014 00:00

Më në fund është prezantuar edhe traileri i një ndër filmave më të shumëpritur të sezonit të ardhshëm kinematografik, “50 shades of Grey”. Filmi pritet të dalë në sallat e kinemave më 14 shkurt të vitit 2015 në Ditën e Shën Valentinit.

Traileri na jep një aromë të imazheve të nxehta të Mr. Grey (Jamie Dornan) që duket se nuk do t’i zhgënjejë fansat.  Disa ditë më parë në mënyrë surprizë, Beyonce kishte publikuar në Instagram 2-3 imazhi pikante të “50 shades of Grey”. Por tashmë trajleri zyrtar ka dalë  shoqëruar nga hiti i divës së muzikës “Crazy in love”, por në një version të ri.

Pas suksesit të jashtëzakonshëm të kolanës së librave të shkrimtares angleze E. L. James,  u vendos që të realizohej dhe një film me regjisor Sam Taylor-Johnson.  Protagonistët e filmit janë Mr. Grey (Jamie Dornan) dhe Anstasia (Dakota Johnson) që sipas një kontrate pranon lojërat seksuale të miliardierit joshës (Mr. Grey). Në kastin e aktorëve edhe Eloise Mumford, Luke  Grimes, Victor Rasuk dhe Jennifer Ehle.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel