Asgjesohen 960 rrënjë kanabis

25/07/2014 00:00

Rreth 960 rrënjë kanabis sativa janë shkatërruar nga policia në dy aksione të zhvilluara në zonën e Tepelenës dhe në Vlorë.

Aksioni i parë, i koduar me emrin “Hija e Lisit”, është zhvilluar gjatë ditës së djeshme nga efektivat e policisë së Tepelenës në fshatin Rabie të komunës Luftinjë.

Gjatë operacionit janë asgjesuar rreth 100 fidanë kanabis, të kultivuar në kubik dhe gati për t’u mbjellë në tokë, në një pracelë të hapur rishtaz për këtë qëllim.

Gjatë operacionit është arrestuar në flagrancë poseduesi i bimëve narkotike, i cili është dhe pronar i sipërfaqes së tokës, shtetasi Fatmir Çaushi, 43 vjeç nga fshati Rabie.

Në kasollen ku jetonte ai grumbullonte edhe bimë medicinale, ndërkohë që mbante pa leje edhe një armë zjarri, konkretisht një pushkë e modelit 56 dhe 10 fishekë.

Ndërkohë, në aksionin e dytë të zhvilluar në Vlorë janë gjetur 860 rrënjë bimë narkotike, të cilat ishin rritur deri në 1.8 metra.

Bimët janë zbuluar në fshatin Velcë, në vendet e quajtura Përroi i Trubullit dhe Kodra e Kaçanit, në 5 parcela të ndryshme

Top Channel