Në fakt është një manikin, por në Chihuahua thuhet se është vajza e pronarit të biznesit që ka vdekur ditën e dasmës.
Në Meksikë në Chihuahua është një biznes me fustane nusërie që është bërë shumë i famshëm, por jo për fustanet e tij.
Ato që të shkaktojnë një turbullim të vërtetë janë manikinat dhe një në veçanti e quajtur La Pascualita ose Little Pascuala. Sipas legjendave të zonës manikina është në realitet vajza e pronarit të biznesit. Vajza në fakt ka vdekur tragjikisht pas kafshimit të merimangës “Vejusha e zezë” në ditën e dasmës dhe thuhet se ata e kanë balsamosur trupin e saj për ta kthyer në një manikinë për dyqanin e fustaneve të nusërisë.
Edhe pse pronari i biznesit babai i saj, ka thënë që në fakt manikina nuk është vajza e tij thashethemet vijojnë ende duke u kthyer në një motiv për të tërhequr turistët.
Top Channel