Hamilton më i shpejti në Hungari

25/07/2014 00:00

Formula 1 rikthehet këtë javë me garën për Çmimin e Madh të Hungarisë.

Në sesionin e parë të provave të lira paraditen e së premtes Leëis Hamilton regjistroi kohën më të shpejtë duke lënë pas tij Nico Rosberg.

Dy makinat Ferrari bënë një paraqitje gjithashtu pozitive duke u rënditur përkatësisht me Raikonen në vendin e tretë dhe Alonson në vendin e katërt.

Megjithatë duhen pritur provat zyrtare të së shtunës për të mësuar se cili do të niset i pari në garën e ditës së dielë.

Provat zyrtare nisin në orën 14:00 të shtunën dhe po në të njëjtën orë zhvillohet gara e së dielës. Provat dhe garën mund t’i ndiqni drejtpërdrejtë në ekranin e Top Channel.

Top Channel