FMN: Rritje e qendrueshme ekonomike

25/07/2014 00:00

Viti që po mbyllet dhe dy vitet e tjera në vazhdim parashikohen me rritje të qendrueshme progresive të ekonomisë shqiptare.

Ky të paktën është parashikimi i Fondit Monetar Ndërkombëtar që thotë se 2014 do të mbyllet me një rritje prej 2.1 përqind, ndërsa në vitin pasardhës, atë 2015 ekonomia shqiptare do të rritet me 3.3 përqind dhe në 2016 në 4.2 përqind.

Megjithatë parashikimet optimiste të FMN-së zbehen nga Banka Botërore e cila ngre si shqetësimin nivelin e lartë të borxhit publik. Aktualisht ky borxh është në shifrën e 72 përqindëshit të Prodhimi Kombëtar, ndërkohë që për BB, niveli i duhur duhej të ishte 40 përqind.

Top Channel