8 muaj burg kreut të Pajtimit të Gjaqeve

25/07/2014 00:00

Gjykata e qarkut Durrës ka dënuar paraditen e së premtes me 8 muaj burg kreun e Asamblesë së Misionarëve të Pajtimit të Gjaqeve, Ndrec Prenga.

Gjatë seancës, Prenga është shpallur fajtor për akuzat e korrupsionit pasiv dhe falsifikimit të dokumentave në favor të disa personave.

Sipas prokurorëve të çështjes, Prenga kishte pajisur me dokumenta që pohonin përfshirjen në gjak të disa familjeve, me qëllim që këto të fundit të fitonin azil në vendet e Bashkimit Evropian.

Bashkë me Prengën janë dënuar me 6 dhe 5 muaj burg edhe shtetasit Tom Marena dhe Petrit Ndoi, në cilësinë e bashkëpunëtorëve të kreut të shoqatës së Pajtimit të Gjaqeve.

Top Channel