QSUT, pacienti apelon për gjak

25/07/2014 00:00

Një pacient në nevojë për gjak në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka apeluar për ndihmë, për shkak të mungesës së grupit të tij.

Pacienti Nuri Gjorgji, nga Kalaja e Dodës, ka grup gjaku “AB Negativ” dhe mesa duket ky lloj mungon në rezervat e QSUT-së.

Familjarët e tij, por edhe stafi mjekësor që e ka nën mjekim, kanë deklaruar se Gjorgji ka pësuar humbje masive të gjakut si pasojë e etheve hemoragjike.

Top Channel