Ekografia për të studiuar funksionimin e zemrës së pitonit

25/07/2014 00:00

Kopshti Zoologjik i Chester-it në Britaninë e Madhe  ka nisur një studim me ndihmën e Universitetit të Kardifit  për të kuptuar sesi fuksionon muskuli kardiak i gjarprit dhe për të bërë një krahasim me atë të qenies njerëzore.

Për të bërë ekografinë janë dashur një skuadër prej 10 personash sepse pitoni është rreth 7 metra i gjatë dhe peshon 60 kg. Pitoni ndodhet në Kopshtin Zoologjik të Chester-it në Britaninë e Madhe. Ekografia ka treguar që gëzon shëndet të plotë.  

Prova  është drejtuar nga Eric Stohr dhe Aimee Drane nga Universiteti i Kardifit. Përpara se të analizonte zemrën e pitonit “JF”, skuadra në fakt ka udhëhequr prova të tilla ekografike edhe tek xhirafat, peshkaqenët, por kjo e gjarprit ka një interes të veçantë. “Zemra e kësaj specie ka tre barkushe krahasuar me 4 të qenieve humane. Por ato  mund të zgjerohen dhe ngushtohen për të lehtësuar gëlltitjen dhe tretjen e ndonjë preje të madhe. Ndërsa tek njerëzit kjo ndodh vetëm në rast të problemeve të rënda kardiake.  Pra nëse arrijmë të kuptojmë sesi funksionon muskuli kardiak i pitonit mund të fillojmë një studim krahasues me atë të qenies njerëzore”,  shpjegon Steve Unwin, veterineri i Kopshtit Zoologjik tw Chester-it.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel