PD: Rama-Meta mbyllën Magjistraturën

25/07/2014 00:00

Partia Demokratike kundërshtoi sërish reformën në drejtësi të nisur nga mazhoranca duke e cilësuar atë si tentativë për të vënë nën kontroll gjyqësorin.

Deputeti demokrat, Eduard Halimi në një dalje për mediat tha se reforma kthen vite pas sistemin e drejtësisë duke e rivënë atë në shërbim të politikës.

“Rama kërkon të kontrollojë gjyqësorin duke na kthyer në vitin 2005, kur gjyqtar kishte ministrin e tij të Drejtësisë, kur kishte kryetarin e komisionit të ligjeve dhe kur ishin emëruar të gjithë deputët e PS. Kjo është reforma në drejtësi. Ata duan një sistem gjyqësor të zgjedhur prej tyre dhe të vendosin njerëzit e tyre”, tha Halimi.

Më tej deputeti demokrat tha se reforma bllokon bllokon ëndrrën e mijëra të rinjëve të arsimuar që synojnë të kandidojnë për vendet vakante në gjyqësor. Halimi tha se PD ka vënë në dijeni ndërkombëtarët për shqetësimet e saj në lidhje me cështjen në fjalë, ndërsa e quajti arrogancë qendrimin e mazhorancës, e cila sipas tij po injoron faktorin ndërkombëtar.

“PD është e vendosur të punojë me partnerët për të ndaluar këtë projekt të qeverisë”, përfundoi Halimi.

Top Channel