Corinna nxjerr në shitje avionin e Schumit për 20 mln euro

25/07/2014 00:00

Që prej  6 javësh ish kampioni i botës Formula 1, Michael Schumacher, 45 vjeç gjendet në një klinikë rehabilitimi të Lozanës në Zvicër pas daljes nga koma.Pas lajmit për daljen nga koma nuk ka shumë informacione të reja për gjendjen shëndetësore të kampionit.

Por një lajm vjen nga mediat gjermane që bashkëshortja Corinna ka vendosur të nxjerrë në shitje avionin privat të Schumit që ende mban inicialet e tij “M-IKEL”. Avioni gri Falcon 2000EX me 8 pasagjerë  është nxjerrë në shitje për 20 milionë euro. Schumacher e kishte blerë rreth 25 milionë euro dhe e përdorte për të shëtitur me bashkëshorten dhe fëmijët Mick dhe Gina Maria.  Ish piloti i Formula 1 fluturonte rreth 400 orë në vit.

Motivi i shitjes? Së pari kostot. Një avion që qëndron në një pistë kërkon që të mirëmbahet herë pas here dhe kjo kërkon shpenzime. Dhe gjithashtu ndoshta dhe shenjat janë se “Schumi nuk do të kthehet më në fluturim”, siç thonë disa tabloidë angleze.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel