Claudio Ranieri, trajneri i ri i Greqisë

25/07/2014 00:00

Claudio Ranieri do të jetë trajneri i Greqisë në dy vitet e ardhshme. Tekniku italian do të zëvendësojë Fernando Santosin, i cili përfundoi kontratën e tij me Federatën Greke të Futbollit me të përfunduar Botërori “Brazil 2014”.

Detyra e 62-vjeçarit italian do të jetë të klasifikojë Greqinë për në fazën finale të Europianit që do të zhvillohet në Francë në vitin 2016.

Ranieri ka një karrierë të pasur në pankinat e klubeve të famshme europiane si Fiorentina, Valencia, Atletico Madrid, Chelsea, Parma, Juventus, Roma, Inter dhe Monaco.

Top Channel