Një i burgosur në Tiranë ia del të diplomohet në Universitetin e Romës, “Tor Vergata”.

Alban Bardhi është shqiptari i parë, që mbron diplomën duke dhënë provimin online, në lidhje direkte përmes Skype. Komisioni italian e vlerësoi shqiptarin me pikët maksimale, përkatësisht me 110 vota.

***

Gjëja më e bukur në Shqipëri janë vetë shqiptarët, të cilët shquhen për mikpritjen e përzemërt. Me këto fjalë e nis reportazhin kushtuar Shqipërisë, e përditshmja italiane “La Repubblica”. “Nëse dëshironi të njihni “Tokën e Shqiponjave”, shkoni ta vizitoni dhe do mrekulloheni për origjinalitetin e tyre. Plazhet e Vlorës, të Sarandës etj., janë një mrekulli më vete, pa përmendur qytetet si Gjirokastra apo Berati, që vazhdojnë të ruajnë traditat e tyre, shkruan gazeta italiane.

***

Një vajzë e re kineze, për të zgjidhur problemin e përkujdesjes për gjyshen e saj 88 vjeçe, ka vendosur ta marrë çdo ditë me vete në punë. Huang Lihua, 24 vjeçe, është rritur nga gjyshja e saj, për shkak se prindërit shkonin në punë shumë larg. Tani që e reja ka përfunduar shkollën, ka hapur edhe biznesin e saj, një restorant në të cilin punon plot pasion. Gjyshja e saj e ndjek atë kur gatuan dhe është krenare për mbesën mirënjohëse.

***

Në sajë të një granti 10,000 dollarësh nga “Kind Snacks”, pesë miq po kryejnë akte bamirësie. Ata dhurojnë pako për të pastrehët, paguajnë kafet për të panjohurit, si dhe gatuajnë për familjet, që shkojnë për të vizituar të afërmit e sëmurë.

Top Channel