Formula 1 shkon në Azerbajxhan

25/07/2014 00:00

Azerbajxhani do të mirëpresë Cmimin e Madh të Europës në vitin 2016 në cirkuitin e ri urban që do i shtohet kalendarit të Kampionatit Botëror të Formulës 1.

Gara do të zhvillohet në rrugët e kryeqytetit Baku dhe do të ketë pamje nga Deti Kaspik.

“Jam i lumtur të njoftoj zyrtarisht që kemi firmosur një kontratë për të sjellë Formulën 1 në Baku në vitin 2016. Ky është një sukses i madh për vendin tonë”, tha ministri i Rinisë dhe Sporteve të Azerbajxhanit, Azad Rahimov.

“Jemi shumë të kënaqur që Bakuja i është bashkuar Formulës 1. Do të jetë një cirkuit urban, me pjesë interesante dhe piktoreske. Eventi i plotëson të gjitha kriteret aktuale të Formulës 1”, tha drejtori ekzekutiv i Formulës 1, Bernie Ecclestone.

Top Channel