“Selfie” në mes të ndeshjes

25/07/2014 00:00

Gjatë ndeshjes Milan-Olympiacos, e vlefshme për turneun veror Guinness Cup, dy tifozë kanë hyrë në fushën e lojës me qëllimin për të bërë një “selfie” me futbollistët.

Njëri nga tifozët fotografoi veten me sulmuesin El Shaarawy (Milan), ndërsa tjetri zgjodhi mesfushorin Maniatis (Olympiacos).

Të dy lojtarët pranuan me kënaqësi ta bënin këtë “selfie” duke mos lënë që tifozëve t’i shkonte mundi kot.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel