Foto e re e aktorit Ben Affleck si Batman

25/07/2014 00:00

Warner Bros. ka publikuar një pamje të re të aktorit Ben Affleck me kostumin e superheroit të famshëm Batman, të cilin do e interpretojë në filmin ‘Batman v Superman: Dawn of Justice’.

Aktori hollivudian shihet në profil dhe me maskën që i tregon vetëm pjesën e buzëve dhe mjekrën.

Kjo foto do të jetë pjesë e një koleksioni fotosh të Batmanit të marra nga filmat, serialet televizivë dhe video-lojërat.   

Filmi ‘Batman v Superman: Dawn of Justice’ me regji të Zack Snyder do të shfaqet për herë të parë në maj të vitit 2016.

Kasti i këtij filmi do të jetë i përbërë nga aktorë të njohur si Ben Affleck, Henry Cavill, Amy Adams, Laurence Fishburne, Diane Lane dhe Jesse Eisenberg.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel