Allegri e nis keq aventurën e tij me Juven

25/07/2014 00:00

Nis keq aventura e Massimiliano Allegrit nën drejtimin e Juventusit. Në miqësoren e parë sezonale kampionët e Italisë janë mundur 3-2 nga Lucento, skuadër amatore.

Allegri propozon mbrojtjen me 4 duke u bazuar tek Ogbonna në mungesë të Chiellinit, Bonuccit dhe Barzaglit. Ja formacioni i bardhezinjve: Storari; Motta, Sorensen, Ogbonna, Barlocco; Padoin, Marrone, Pepe; Giovinco, Llorente dhe Tevez.

Pjesa e parë u mbyll 2-1 për Juventusin, me gola të shënuar nga sulmuesi Llorente. Në pjesën e dytë, Allegri bën shumë zëvendësime dhe menjëherë vjen përmbysja e papritur e formacionit amator të Lucentos.

Pas pesë ditësh, bardhezinjtë do të përballen me Cesenën në miqësoren e parë të vërtetë të vitit.

Top Channel