Nicki Minaj promovon me tanga këngën e saj të re

25/07/2014 00:00

Nëse e keni pyetur ndonjëherë veten si mund të duken tangat më të vogla në botë, nuk keni pse kërkoni më tutje: mjafton të shihni këngëtaren Nicki Minaj në foton promovuese të këngës së saj më të re me titull ‘Anaconda’.

Reperja 31-vjeçare ka treguar anën e saj më të mirë duke pozuar me tanga rozë të cilave u duken vetëm rripat. (Zh)veshja e saj plotësohet nga reçipeta rozë dhe një palë atlete bojëqielli.

Kjo foto ka shkaktuar shumë polemika në rrjetet sociale që nga dita e djeshme kur është postuar për t’i paraprirë publikimit të këngës në datën 28 korrik.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel