Kryetari i Kuvendit Ilir Meta shtroi një darkë iftari me rastin e muajit të Ramazanit, ku të ftuar ishin përfaqësues nga të gjitha komunitetet fetare të vendit dhe deputetë.

Ilir Meta u shpreh se pavarësisht besimit dhe bindjeve politike që ndajnë, të gjithë lutemi në shqip. Kryetari i Kuvendit tha se muaji i madhnueshëm i Ramazanit na kujton të gjithëve forcën e shenjtë të sakrificës dhe durimit, dritën e virtytit dhe vlerave njerëzore.

Kryetari i Kuvendit theksoi se në këtë muaj ne kemi mundësi dhe të gjykojmë me qetësi për një nga vlerat tona më të mëdha si shoqëri dhe si komb, që është bashkëjetesa e mrekullueshme e besimeve të ndryshme në vend dhe toleranca shembullore mes tyre.

Top Channel