Kampioni i botës kthehet në Gostivar

26/07/2014 00:00

Kampion i botës me Gjermaninë, lojtari me origjinë shqiptare, Shkodran Mustafi ndodhet së bashku me familjen në Gostivar.

Edhe pse pushimet për Mustafin janë relativisht të shkurtra, duke qenë se luajti në botëror dhe tashmë i duhet të nisë fazën përgatitore me ekipin e tij të Sampdorias, ai sërish ka qetur pak kohë për tu rikthyer në qytetin nga ka origjinën dhe kjo është për t’u vlerësuar.

Lojtari publikoi një fotografi në profilin e tij në “Facebook”, ku shkruante “i rikthyer aty ku gjithçka nisi”.

Menjëherë pas përfundimit të Kampionatit Botëror “Brazil 2014”, Mustafi pati një sërë ofertash nga klube të ndryshme, një ndër to edhe Juventus, por deri tani asgjë nuk është konkrete dhe ai vazhdon të jetë një lojtar i Sampdorias.

Top Channel