Adoleshentja rrezikon 5 vite burg, keqtrajtoi breshkën

26/07/2014 00:00

Policia në Florida tha se ka arrestuar dy adoleshente, pas publikimit të një video në të cilën vajzat 15 dhe 18 vjeçe keqtrajtonin një breshkë, duke i vënë flakën.

Videoja ishte realizuar dhe më pas ishte publikuar në “Facebook” nga vetë vajzat një javë më parë. 

Autoritetet thanë se adoleshentet janë arrestuar nën akuzat: “krim mizor ndaj kafshëve”, dhe “dëmtim  ose vrasje të një breshke Gopher”.
 
15-vjeçarja do të ndiqet penalisht në sistemin e të miturve, ndërsa 18-vjeçarja rrezikon deri në 5 vjet burg për akuzën e parë dhe 60 ditë burg për akuzën e dytë.

Top Channel