Michelle Obama “kapet mat” në koncertin e Beyonce & Jay Z

26/07/2014 00:00

Zonja e parë e SHBA-së, Michelle Obama dhe vajzat e saj, Malia dhe Sasha, kanë qenë të pranishme në koncertin e Beyonce & Jay Z në Çikago. Lajmi ka ardhur nga Instagrami, ku modelja Yasenia Herrera ka publikuar një “selfie” dhe pas krahëve të saj shihet familja e presidentit Obama. Problemi i vetëm i kësaj fotoje duket të jenë vajzat e saj që janë ende minorene.

Këtë muaj zonja e parë ka telefonuar një revistë që kishte publikuar një foto të Malias (16 vjeç) duke shkuar në restorant. Michelle tha se vajzat e saj mund të fotografohen vetëm nëse janë të shoqëruara nga babai i tyre, presidenti Barack Obama.

Michelle ndodhej në Çikago, ku do të mblidhte të ardhura për fondacionin e demokratëve në Waldorf Astoria. Në një intervistë për revistën “People” në muajin dhjetor ajo tha se vajzat e saj ishin fanse të muzikës së Beyonce.

“Vajzat e pëlqejnë shumë Jay Z & Beyonce. Sasha është ende një fanse e One Direction, ndërsa Malia i pëlqen më pak grupet e djemve. Ato e kanë takuar Beyoncen dhe ajo ka qenë gjithmonë shumë e dashur me to”, thotë Michelle.  

Në janar, Beyonce performoi edhe në “party-n” e 50-vjetorit të zonjës së parë në Shtëpinë e Bardhë.  Ajo performoi hitet e saj duke përfshirë edhe “Single Lady” përpara 300 të ftuarve.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel