Nuk është sekret se teoritë e konspiracionit dhe krijimi i legjendave urbane është një “sport”, me të cilin angazhohen jashtëzakonisht grekët. Pas çdo personazhi apo historie ata zbulojnë se dikush fshihet, zbulojnë gënjeshtra dhe shtrembërime.

Një hulumtimi i kryer në qershor nga Universiteti i Maqedonisë ne Selanik, Universiteti Ndërkombëtar i Greqisë dhe Universiteti i Oksfordit dhe i paraqitur në një konferencë mbi anti-semitizmin në Berlin sjell të dhëna mjaft interesante.

Kështu, sipas tij mbi 75% e qytetarëve besojnë se kriza e ekonomisë greke ishte e planifikuar nga qendra të ndryshme joinstitucionale. Mbi 68% besojnë se ilaçi kundër kancerit është gjetur por nuk jepet në shitje për të gjithë.

Me interes të veçantë janë skenarët për persona të skenës politike, siç është figura e ish-kryeministrit më jetëgjatë në detyrë nga viti 1996 deri në 2004, Kostas Simitis, për të cilin rreth 60% e të anketuarve besojnë se ka prejardhje çifute.

Nuk kanë se si të mungojnë këto teori konsipracioni kur bëhet fjalë për Shtetet e Bashkuara. Mbi 58% e të pyeturve pohojnë se sulmi mbi Kullat Binjake i 11 shtatorit 2001 ishte rezultat i një plani të mirëorganizuar të SHBA për të imponuar politikën e tyre të jashtme.

Dhe “demonizimi” i Amerikës shkon deri aty sa 27% e të anketuarve besojnë se edhe Niels Armstrong kurrë nuk ka shkelur ne Hënë në vitin 1969 dhe se ulja e tij u organizua dhe u xhirua në një vend të shkretë.

Sipas një sondazhi të NY Dily Neës në lidhje me anti-amerikanizmin, Greqia zë vendin e gjashtë në botë në listën me vendet që kanë më shumë mendim negativ për SHBA, duke u renditur pas Egjiptit, Jordanisë, Turqisë, Rusisë dhe Palestinës.

Top Channel