Guiness Cup, United dhe Roma dhurojnë spektakël

27/07/2014 00:00

Manchester United dhe Roma kanë dhuruar spektakël dhe gola në ndeshjen mes tyre të vlefshme për turneun veror Guiness Cup. Në fund, ishte skuadra e drejtuar nga Louis van Gaal ajo që triumfoi me rezultatin 3-2.

Ndeshja nisi mirë për verdhekuqtë e Rudi Garcias, por Destro dhe Uçan nuk arritën të shfrytëzonin dy raste shumë të mira për shënim.

Në fundin e pjesës së parë Roma “zhduket” nga fusha dhe anglezët përfitojnë për të shënuar tre herë. Dy gola të Rooney dhe një i Mata në nëntë minuta lojë i japin një avantazh të thellë Manchesterit.

Por, në pjesën e dytë italianët kundërpërgjigjen duke shënuar dy herë. Një gol i mrekullueshëm nga 60 metra i Miralem Pjaniç dhe një tjetër nga kapiteni Francesco Totti me 11-metërsh shkurtojnë diferencën, por nuk mjaftojnë për të barazuar rezultatin.

Top Channel