Goli i pabesueshëm i Miralem Pjanic

27/07/2014 00:00

Në minutën e 75 të ndeshjes miqësore Manchester United-Roma, kur rezultati ishte 3-0 për anglezët dhe dukej se përballja nuk mund të ofronte më asnjë emocion, Miralem Pjaniç shënoi një gol që shihet rrallë në fushat e futbollit.

Mesfushori boshnjak mori topin në mesfushën e tij dhe duke parë portierin që kishte dalë nga porta, goditi menjëherë nga rreth 60 metra duke i dhuruar tifozëve një parabël të shkëlqyer që përfundoi në rrjetë.

Pas këtij goli, Roma shkurtoi në 3-2 diferencën me anë të një 11-metërshi të shndërruar në gol nga Totti në fund të ndeshjes.

Top Channel