Nju Jork, festohet dita e tatuazheve për nudistë

27/07/2014 00:00

Një grup artistësh në Nju Jork kanë pikturuar një grup prej 40 modelesh e modelësh nudo në publik, për të festuar kështu format natyrale të njeriut.

Seanca e pikturimit të trupave në “Central Park” u pasua nga një marshim përgjatë “Broadway”-t, si dhe nga një moment fotografimesh në “Times Square”.

Artisti Andy Golub pretendon se Nju Jorku është i vetmi qytet amerikan, ku dita e tatuazheve mund të lejohej të festohej. Gjithsesi, ai dhe një model tjetër janë arrestuar gjatë vitit 2011, pas një tjetër seance të ngjashme tatuazhesh në trupa të zhveshur.

Grindja me autoritetet bëri që modeli Zoe West të ndërmerrte masa ligjore, pas të cilave ai u dëmshpërblye me 15 mijë dollarë.

Nudizmi publik, si pjesë e një performance apo një “show” është i lejuar në Nju Jork. Si organizator, Golubit i ishte dhënë një licencë për të zhvilluar shfaqjen e së shtunës, e cila pati edhe miratimin e policisë.

Golub tha se “arti nuk duhet kufizuar për të qenë vetëm me brenda hapësirave të rrethuara me mure. Për mua, arti është zbulim i vetvetes dhe ndarje e saj me të gjithë njerëzit”.

Organizatorët i ofruan publikut gjithashtu shansin për të pikturuar trupat e tyre në shfaqje të pasdites, për të festuar kështu ditën e tatuazheve në trupa tërësisht të zhveshur.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel