Fier, parandalohet krimi në familje

27/07/2014 00:00

Mesditën e së dielës, policia e qarkut të Fierit ka mundur të parandalojë një krim të rëndë brenda familjes, duke arrestuar autorin e ngjarjes dhe duke sekuestruar mjetin, me të cilën do të kryhej ajo.

Pas ngjarjeve të tmerrshme të ndodhura gjatë ditëve të fundit, të regjistruara më herët gjatë kësaj jave, ku në Korçë u vranë tre veta dhe në Fier plot 5 anëtarë të së njëjtës familje, këtë herë situata nuk ka mundur të agravojë, si pasojë e ndërhyrjes së policisë.

Shtetasi Fatmir Jonuzi, 39 vjeç, ka tentuar të vrasë vjehrrën dhe bashkëshorten e tij, në një ngjarje të shënuar në fshatin Fermë Çlirim, por pa mundur dot t’i shpëtojë më parë arrestimit të policisë, e cila ka bërë të mundur dhe sekuestrimin e armës automatike të zotëruar prej tij.

Top Channel