“Pushtim” fushe për një “selfie” me Balotellin

28/07/2014 00:00

Edhe pse në fushë Milani nuk shihet me sy, lojtarët kuqezinj vazhdojnë të jenë shumë të dashur për tifozët.

Kështu, pas El Shaarawyt, i erdhi radha Mario Balotellit të ishte protagonist i një “selfie” me tifozët që pushtuan fushën në humbjen 5-1 të kuqezinjve ndaj Manchester City.

Dy tifozë, njëri prej të cilëve i veshur me fanelën numër 18 të Baggios kur luante me Milanin, zbritën në fushë për të bërë foto me idhullin e tyre.

Misioni u krye me sukses!

FOTO GALERI
1/2

Top Channel